Qyteti u ngrit një vend në indeksin e kostos së jetesës së Mercer 2022 për të rifituar pozitën pasi u ul në vendin e dytë në 2021 nga Ashgabat, Turkmenistan. Kjo shënon herën e katërt në pesë vjet që qendra financiare aziatike është renditur si lokacioni më i kushtueshëm për punëtorët jashtë shtetit.

Ringritja e Hong Kongut u nxit pjesërisht nga presionet në rritje inflacioni, të cilat i kanë rritur kostot e jetesës në të gjithë globin. Ndërkohë, kufizimet e vazhdueshme për Covid dhe paqëndrueshmëria e shtuar politike e kanë bërë më të shtrenjtë kompensimin e stafit që është atje, tha një zëdhënës i Mercer.

“Një pjesë e tij është tregu i pasurive të paluajtshme,” tha ai, duke vënë në dukje se strehimi i dëshirueshëm tani është bërë më i shtrenjtë, duke rritur koston e paketave të emigrantëve.

“Pjesa tjetër është kostoja e mallrave dhe shërbimeve dhe gjithashtu pasiguria politike. Njerëzit që do të jenë atje do të duhet të shpenzojnë më shumë për të jetuar mirë”, tha ai.

Qyteti u rrit me 13 vende në Indeksin Global të Jetesueshmërisë 2022 të Njësisë së Inteligjencës Economist, javën e kaluar.

Hong Kongu ishte vendi i vetëm aziatik në top pesëshen e dominuar nga qytetet zvicerane në indeksin e kostos së jetesës së Mercer 2022: Zyrihu, Zvicër renditet si qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për punëtorët jashtë shtetit, i ndjekur nga Gjeneva (3), Bazeli (4) dhe Berna (5).

Kjo vjen si rrjedhojë e fuqizimit të frangës zvicerane, e cila, deri në kohët e fundit ka ruajtur qëndrueshmërinë ndaj rritjes së dollarit amerikan, i cili përbën edhe monedhën ku bazohet raporti i Mercer.

Lexo edhe :  Keni filluar të blini lulen e Krishtlindjes? Si të kujdeseni që të jetojë më gjatë

Si funksionon ky indeks?

Indeksi vjetor i kostos së jetesës së Mercer, i cili tashmë po bëhet për vitin e tij të 28-të, është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë që të përcaktojnë paketat e pagave për punonjësit që jetojnë jashtë vendit të tyre, duke matur kostot e akomodimit dhe çmimin e mallrave dhe shërbimeve brenda tregjeve lokale përkundrejt kostos së tyre relative në qytetin e Nju Jorkut.

Indeksi i këtij viti renditi 227 qytete dhe mori parasysh çmimet e më shumë se 200 artikujve nga kategori të tilla si ushqimi, transporti, strehimi dhe kujdesi personal, duke filluar që nga marsi i vitit 2022.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, tha Cordova, raporti i vitit 2022 gjithashtu vuri në dukje përhapjen në rritje të punës në distancë, me gjithnjë e më shumë kompani që po e përdorin këtë si një mjet kur vendosin politikat e tyre të punës fleksibël.

“Një nga pasojat e pandemisë ishte ky koncepti i punës nga kudo. Gjithnjë e më shumë punonjës po u kërkojnë punëdhënësve të tyre nëse mund ta ofrojnë këtë mundësi,” tha ai.

“Kompanitë tani janë në kërkim të informacionit se cili do të ishte ndikimi ekonomik i zhvendosjes së punonjësve,” shtoi ai.

Këtu është një përmbledhje e 10 qyteteve më të shtrenjta për emigrantët, sipas gjetjeve të Mercer.

Hong Kong, Hong Kong (SAR)

Zyrih, Zvicër

Gjenevë, Zvicër

Bazel, Zvicër

Bernë, Zvicër

Tel Aviv, Izrael

Neë York City, Shtetet e Bashkuara

Singapor, Singapor

Tokio, Japoni

Pekin, Kinë

Ankaraja, Turqia (e 227-ta) renditet si qyteti më pak i shtrenjtë për të punuar jashtë vendit, e ndjekur nga Bishkek, Kirgistan (226), Dushanbe, Taxhikistan (225), Islamabad, Pakistan (224) dhe Karaçi, Pakistan (223)./   S.M