Investimet në bujqësi, 11 milionë euro për ujitjen dhe kullimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit përfshijnë të paktën 42 objekte me një vlerë rreth 11 milionë euro në tre vite.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural raportoi se në programin “Menaxhimi i Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes deri në gusht të këtij viti u realizuan 43.9 për qind e shpenzimeve të parashikuara.

Konkretisht sipas raportit kanë përfunduar punimet për mirëmbajtjen e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, që ndikuan në sezonin ujitës të këtij viti, veçanërisht në bërjen funksional të kanaleve kryesor ujitës Peqin-Kavajë, që mbulon me ujitje bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, kanaleve Naun Panxhi dhe Poilis Tudan, që mbulojnë me ujitje bashkinë Elbasan, si dhe veprat e marrjes së ujit për disa kanale kryesor ujitës në administrim të MBZHR (kanalet Mat-Lezhë, Mat-Kurbin në Lezhë e Kurbin, Vjose-Levan-Fier, në Fier, Degët Ujitëse me rezervuarin e Thanës në Lushnje etj).

Po kështu vazhdojnë punimet për pastrimin e rrjetit kryesore kullues, ku aktualisht janë realizuar rreth 80% e punimeve.

“Është mundësuar funksionimi normal i 27 hidrovoreve për kullimin e rreth 70,000 ha, ndërkohë, që po punohet për përfundimin e remonteve të hidrovoreve (të remonteve të zakonshme të elektropompave dhe pajisjeve elektrike të lëshimit dhe në vijim kolaudimi përfundimtar i tyre, për pasjen në gatishmëri të hidrovoreve në fillim të sezonit me reshje)” thuhet në dokument.

Lidhur me investimet ministria bën me dije se janë të paktën 42 objekte gjithsej në këtë program.

Kështu 15 objekte, me vlerë 483 milion lekë, janë në vazhdim nga viti 2022, nga të cilët, në 12 objekte kanë përfunduar punimet, ndërsa 3 objekte janë në proces dhe deri tani janë realizuar rreth 60% e punimeve civile.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Ndërkohë 27 objekte janë të rinj, me vlerë 682 milion lekë, nga të cilët, 7 kanë të parashikuar të gjithë financimin brenda vitit 2023, ndërsa për 20 objekte të tjera, financimi shtrihet kryesisht në 2 vite 2023-2024.

Nga totali i objekteve të rinj, për 22 objekte janë lidhur kontratat, ku në 12 prej tyre realizimi mesatar i punimeve është rreth 50%, ndërsa 5 objekte të tjera, në fazën e vlerësimit të ofertave./Monitor

Të fundit

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New...

Lajme të tjera

Web TV