Zbulohet një simptomë e re që tregon se mund të jeni prekur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sytë e kuq mendohet të jenë një shenjë që tregon se një pacient mund të jetë prekur me koronavirus.

Ky konstatim vjen nga një infermiere, e cila ka qenë në vijat e para të pandemisë. Chelsey Earnest, e cila punon në Qendrën e Kujdesit të Jetës në Kirkland, Uashington pretendon se sytë e kuq mund të tregojë se dikush është i infektuar, transmeton CNN.“Kjo është diçka që kam parë tek të gjithë pacientët”, tha Earnest. “Ata kanë, si… sy alergji”.

Earnest tha se edhe kolegët e saj që punuan së bashku në një spital në Uashington e kanë pikasur simptomën e çuditshme.  “Unë madje kam parë që mjeku kryesor thoshte: “A i kanë sytë e kuq”? Dhe unë i thosha po. Dhe ai do vazhdonte: “Do të të gjej një shtrat për të”, u shpreh Earnest.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmërojnë për simptoma të tilla si ethe, kollë të thatë dhe gulçim, por sytë e kuq nuk përmenden aspak.

Ndërkaq, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë ka paralajmëruar anëtarët e saj se ka të dhëna se koronavirusi shoqërohet me konjunktivit, që mund të shkaktojë skuqje të syve.

Përveç skuqjes së syve, së fundmi u gjet nga studiuesit që edhe humbja e shijes dhe nuhatjes mund të jenë shenja paralajmëruese se mund të jeni prekur nga koroanvirusi.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV