DASH autorizon largimin e personelit të ambasadës amerikane në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha këtë të shtunë se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jerusalem dhe degës së saj në Tel Aviv, si edhe familajrëve të punonjësve, për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael.

“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e  DASH-it.

Ndërkohë, qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza, që të shkojnë në jug, në drejtim të pikëkalifimit kufitar Rafah, me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i DASH-it vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt, ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jenë gati për t’u larguar, pasi nëse vendkalimi hapet, mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar./I.S

Të fundit

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Lajme të tjera

Web TV