Mbyllet Java Shqiptaro-Amerikane, Veliaj: Mirënjohje AADF për transformimin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një sërë aktivitetesh të suksesshme, që shenjuan Javën Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, dje pasdite në Pazarin e Ri u organizua eventi përmbyllës me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për gjithçka që kanë bërë për Shqipërinë dhe Tiranën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe mbështetjen për tranformimin e Pazarit të Ri dhe Piramidës.

“Ne shqiptarët dimë të jemi mirënjohës dhe sot nuk jemi mirënjohës vetëm për financat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar në Tiranë përmes Fondit Shqiptaro-Amerikan. Jemi mirënjohës edhe për vetë ekzistencën tonë. Ishte vendimi i duhur historik i SHBA-ve që Shqipëria të ishte një vend i pavarur. Jemi krenarë që, pasi u bëmë një vend i pavarur, ishim vendi që ka mbrojtur më shumë hebrenj. Kjo është historia jonë dhe kjo është aleanca jonë me SHBA, me Ukrainën kundër agresionit, me Izraelin kundër sulmit terrorist, dhe unë besoj se Shqipërisë i ka dalë për mbarë, jo kur ka bërë llogari të vogla, por kur ka qenë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai falenderoi AADF-në për mbështetjen në transformimin e Pazarit të Ri dhe të Piramidës. “Këtu te Pazari i Ri nuk kemi vënë një gur, por kemi krijuar një komunitet. Komunitetin e atyre që shesin, e atyre që blejnë, e atyre që dashurohen, e atyre që njihen, që pijnë një kafe, që ndajnë një histori dhe që e bëjnë Tiranën sot më të fortë. Mezi pres që 100 vitet e tjera të kësaj marrëdhënie speciale, të jenë akoma më të forta e më të dobishme. Me mirënjohjen se ndoshta nuk jemi perfekt, por siç i thonë fjalës: Ditët më të mira i kemi përpara!”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se investimet e përbashkëta kanë gjeneruar ekonomi për vendin dhe kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e turistëve.

Miqësia dhe partneriteti janë shumë të rëndësishme, duke patur parasysh se në ç’botë të vështirë po jetojmë sot. Qëllimet tona kanë qenë fare të thjeshta. Donim t’i bashkonim njerëzit, donim të krijonim komunitet dhe të forconim rritjen ekonomike. Vende si këto [Pazari Ri], nuk janë vende që i shijojnë vetëm shqiptarët, por janë vende ku vijnë turistë nga e gjithë bota”, tha Granoff.

Veliaj falenderoi stafin e AADF-së, duke nënvizuar disa projekte të suksesshme që Bashkia e Tiranës ka realizuar me ta, përfshirë transformimin e Piramidës, por edhe krijimin e Fondit Crimson dhe nismën Protik. Aktiviteti përmbyllës u organizua te Pazari i Ri, një projekt i bashkëfinancuar nga AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) dhe Bashkia e Tiranës./I.S

Të fundit

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Lajme të tjera

Web TV