Vuçiç mungon në Samitin e Berlinit në Tiranë, niset drejt Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Siç ishte paralajmëruar më herët, Prishtina në Samit do të përfaqësohet nga Albin Kurti, ndërsa Beogradi nga Ana Brnabiç.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po udhëton drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Belt and Road”. Në këtë forum do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Për herë të parë këtë vit, Samiti i Procesit të Berlinit po mbahet jashtë kuadrit të Bashkimit Evropian dhe do të presë liderët e Ballkanit dhe BE-së, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin e Komisionit Evropian, Charles Michel, dhe Ursula von der Leyen.

Një nga temat kryesore pritet të jetë dialogu Beograd-Prishtinë, pas konfliktit në Banjskë.

Para fillimit të Samitit, kryeministrja Brnabiç do të zhvillojë një takim dypalësh me presidenten hungareze Katalin Novak, ndërsa në pushimin e Samitit do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, James Cleverley./ S.M 

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV