Mungoi në Samitin e Berlinit në Tiranë, Vuçiç akuza Kurtit nga Kina: Nuk pranon dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij në Pekin ka komentuar edhe situatën në Kosovë, për të cilën ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk pranon dialog.

“Është e rëndësishme të flasim edhe nëse nuk përfitohet asgjë nga dialogu. Por Albin Kurti nuk dëshiron dialog”, ka thënë Vuçiç pasi mbërritjes së tij në Kinë.

Sa i përket marrëveshjeve me Kinën, presidenti serb tha se është shprehur se marrëveshja e tregtisë së lirë do të nënshkruhet nesër.

Vuçiç në takimin që zhvilloi në prani të presidentit Xi Jinping njoftoi gjithashtu se marrëveshja mes dy vendeve do të hyjë në fuqi në maj ose në qershor.

Kujtojmë se në Tiranë u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm liderë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE –së, ndërsa Serbia u përfaqësua nga kryeministrja Ana Brnabiç./I.S

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV