Shqiptari që na ka mbajtur “me kokë nga Perëndimi” në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Ismail Kadare sonte në mbrëmje do të çelë vizitën zyrtare të presidentit të Francës, Emanuel Macron, në një ceremoni ku ai do të pranojë titullin më të lartë të Republikës franceze “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”, të cilin do t’ia dorëzojë presidenti i Francës.

Ismail Kadare sonte në mbrëmje do të çelë vizitën zyrtare të presidentit të Francës, Emanuel Macron, në një ceremoni ku ai do të pranojë titullin më të lartë të Republikës franceze “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”, të cilin do t’ia dorëzojë presidenti i Francës.

Gjesti simbolik i presidentit Macron, në vizitën e parë të një presidenti të Francës në Shqipëri, i jep shumë kuptim identitetit tonë perëndimor, pasi Ismail Kadare është shqiptari që Perëndimi dhe vetë Franca e ka pranuar si pjesë të vlerave të tyre më shumë se çdo shqiptar tjetër.

Kjo ceremoni është një detaj i rëndësishëm se Shqipëria nuk është thjesht një vend që kërkon të shkojë në Evropë, por është një vend, i cili para se të jetë pjesë e Evropës politike, ka kontribuar për të qenë pjesë e kulturës perëndimore me universin e vlerave kulturore të Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare, është së pari prova se Shqipëria e ka mbajtur kokën dhe vështrimin nga Perëndimi dhe në periudhat më të errëta të saj, duke prodhuar një letërsi dhe një shije kulturore pro-perëndimore tek shqiptarët e etur për të gjetur diçka ndryshe nga vlerat e standardizuara të komunizmit, që u ofrohej si propagandë.

Adhurimi i shqiptarëve për Ismail Kadarenë në diktaturë, si shkrimtari nga i cili duhet të mbanin sytë dhe mendjen për çdo sinjal që na lidhte me Perëndimin, e bëjnë atë një monument historik të vlerave perëndimore në Shqipëri. E gjithë letërsia e tij, është një përpjekje për të gjetur dritë në mes të errësirës, për të gjetur vlera perëndimore të shqiptarëve që nga pushtimi nga perandoria osmane e deri tek rrëzimi i komunizmit.

Lexo edhe :  Arsyet dhe pasojat e gërricjes së Sali Berishës me Benent Becin

Ismail Kadare është po ashtu prova se kombi shqiptar ka një gjuhë të gjallë unike, e cila ka mbi të gjitha aftësinë të prodhojë vlera që i shërbejnë gjithë njerëzimit.

Ismail Kadare është babai modern i gjuhës shqipe, njeriu që ka dhënë provën se ajo ka fuqinë e gjithë gjuhëve të gjalla të botës që mund të prodhojnë vlera universale dhe standarde perëndimore në kulturën tonë. Dhe kjo është një nga shërbimet më të mëdha që ai i ka bërë kombit shqiptar, dhe një nga dëshpërimet më të mëdha që u ka krijuar gjithë atyre që duke degraduar debatet rreth gjuhës shqipe, shpresojnë që bashkë me shqipen, të zhduken dhe vlerat e krijuara prej saj.

Por ndryshe nga vendet e tjera në rajon dhe botë, gjuha për shqiptarët nuk është vetëm institucion komunikimi, por është institucion kombëtar pasi shqiptarët identifikohen si komb vetëm me gjuhën. Kombet e tjerë identifikohen me fenë e njëjtë apo territorin, kurse ne na mban të bashkuar vetëm gjuha.

Fetë i kemi të ndryshme dhe territorin e kemi të shpërndarë në pesë shtete. Vetëm gjuha na mban të bashkuar dhe Ismail Kadareja, është ringjallësi më i madh i gjuhës shqipe në histori.

E vendosur në sfondin e një dite të madhe për Shqipërinë,  e cila ishte mirëpritëse krenare e 27 vendeve evropiane, Ismail Kadareja mbyll sot ditën evropiane të Shqipërisë, duke i treguar mysafirëve evropianë, se në fillim nuk kemi ikur me varka dhe gomone drejt Evropës, por kemi dërguar librat e Ismail Kadaresë, vlerat tona unike perëndimore, çka tregon se Evropa ka qenë këtu jo në një banketë festiv apo tryezë bisedimesh si sot, por ka qenë si ëndërr e ndaluar dhe si motiv për të mbijetuar ditëve tona të këqija./I.S

Të fundit

Sula: Si më gënjeu Berisha! Basha po është burrë, të tregojë të vërtetën

Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të...

Meta nga qelia: Ne do të ulim taksat dhe trefishojmë mbështetjen për prodhimet vendase

Nga paraburgimi i 313-ës në Tiranë, Ilir Meta po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se...

Egli ‘del në origjinë’, për hir të finales kalon natën në sauna me Gjestin (Video)

Egli Tako, e cila u rikthye në Big Brother për të vënë në vend dinjitetin e saj të nëmëkëmbur nga Gjesti, (madje ka zëra...

Turqia sheh mundësinë e përfitimit nga tarifat e vendosura nga Donald Trump

Turqia u godit me një tarifë bazë prej 10% në njoftimin për tarifat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, krahasuar me...

Tjetër rekord, Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta,...

Lajme të tjera

Web TV