‘Luftë titanësh’, emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare në garë për Eurovizionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elsa Lila, Luiz Ejlli, Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima do ta provojnë sërish për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”.

Artistja e njohur Elsa Lila konkurroi vitin e shkuar, ku edhe mori vendin e parë me votat e jurisë. Megjithatë, “Evita” nuk mundi të shkonte në “Eurovizion” vetëm me votat e publikut.

Luiz Ejlli pas suksesit që pati në Big Brother dhe disa këngësh që ka publikuar këtë verë, do të rikthehet në Festivalin e RTSH-së, shumë vite pasi fitoi në 2004 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin që u mbajt një vit më vonë në Athinë.

Elvana Gjata rikthehet për herë të dytë pas disfatës me Arilena Arën, ndërsa Luizi synon Eurovisionin për së dyti. Artistët këtë herë duket se do të jenë rivalë jo vetëm për shkak të garës, por edhe për vetë faktin që këngën e tij e ka punuar Flori Mumajesi i cili ka qenë kompozitori i Elvanës për më shumë se 15 vite.

Sfida e këtij spektakli me emra BIG qenka shumë e vështirë dhe të gjithë jemi kuriozë, të shohim se kush do jetë fituesi i festivalit të RTSH, për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”./  S.M

Të fundit

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Lajme të tjera

Web TV