“Shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra”/ Mjekët japin detaje pas bombardimit në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ka xhama të thyer gjithandej! Ka njerëz që kërkojnë të gjejnë strehim. Disa pjesë të spitalit janë në flakë. Nuk e di nëse është vetëm urgjenca! Ka zjarr edhe në sallat e operacionit! Një pjesë e çatisë është shembur”.

Me këto fjalë kirurgu Ghassan Abu Sita përshkruan për BBC kaosin që mbizotëroi në spitalin Al Ahli në Gaza, menjëherë pas shpërthimit që shkaktoi qindra të vdekur. Kjo deklaratë konfirmon atë që thonë palestinezët që janë bllokuar në Gaza: Nuk ka vend për t’u fshehur nga bombat. Ministri i OKB-së, Antonio Guterres, bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Ministri palestinez i Shëndetësisë përshkruan skena tmerri të papërshkrueshëm: Ekuipazhet e ambulancës po u heqin ende gjymtyrët  viktimave që janë shpërndarë në spital. Numri i viktimave dhe plagëve të tyre tejkalon kapacitetin e ekipeve mjekësore dhe ambulancave.

Mjekët po kryejnë operacione në terren dhe në korridore, shumë prej tyre pa anestezi dhe një numër i madh i të plagosurve janë ende në pritje të operacioneve, ndërsa ekipet mjekësore përpiqen t’u shpëtojnë jetën në njësinë e kujdesit intensiv.

“Shumë njerëz janë ende në pritje të operacioneve dhe ekipet mjekësore po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre në kujdesin intensiv”, tha Dr. Al Kudra. Ai shtoi se shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra, të cilët janë lënduar aq rëndë saqë është e pamundur të identifikohen, pasi kanë humbur tiparet e tyre. “Shumë nga lëndimet që kanë pësuar janë përtej aftësive të ekipeve tona mjekësore”, u shpreh mjeku./   S.M

Të fundit

Çfarë po ndodh? A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA?

Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP....

Rrjetet sociale shkaktojnë varësi jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të moshuarit

Rrjetet sociale kanë krijuar varësi dhe jo vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë, por tashmë edhe tek gjyshërit tanë, të cilët si pa e...

Ligji i Akademisë së Shkencave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Ligjin e Akademisë së Shkencave. Gjykata nuk kishte shumicën për të rrëzuar ligjin, pasi gjyqtarët janë...

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e ka përdhunuar. Avokatët e muzikantit...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Lajme të tjera

Web TV