Samiti i Berlinit në Tiranë jehonë në gjithë Europën/ Rama: Mirënjohje medias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 500 gazetarë e teknikë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare ndoqën punimet e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohje për punën e tyre, që sipas tij, “i dha përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”.

“Faleminderit me mirënjohje për punën e afro 500 gazetarëve e teknikëve të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, të cilët i dhanë përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”, u shpreh Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit u zhvillua për herë të parë jashtë Bashkimit Europian, pranë Piramidës së rinovuar të Tiranës.

Për të mbuluar një nga eventet më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë BE-së, në Tiranë u akreditua një numër i lartë gazetarësh dhe mediesh ndërkombëtare./   S.M

Të fundit

Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një...

PD kërkon dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e...

Zgjedhjet parlamentare/ Sondazhi: Gjermanët s’kanë të parë ekonominë, por emigrantët

Gjatë zgjedhjeve të BE-së, gati gjysma e gjermanëve patën cituar emigracionin si shqetësimin kryesor që do të influenconte votën e tyre, e duket se...

Si të trajtoni dhimbjet menstruale! Ja çfarë mund të konsumoni në vend të qetësuesve

Në vend të qetësuesve, mund të konsumoni çokollatë për të shmangur dhimbjet nga menstruacionet. Sipas një studimi të publikuar në revistën European Journal of Integrative...

Gjyqi për “Gërdecin”/ Mediu: Pretendojnë se rrita kalibrat e municioneve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se pretendohet se ai, gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV