Zbatohet marrëveshja për transferimin e shqiptarëve të dënuar nga Britania në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zyrtarizuar me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri.

Kjo marrëveshje konkretizon vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre.

Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për fuqizimin e kapaciteteve në sistemin tonë penitenciar.

Në procesin e transferimit do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar./I.S

Të fundit

Çfarë mendon Kina për Trump? Ai dhe kryetari Mao do kishin shkuar mirë

Shumë shohin paralele me arkitektin e Revolucionit Kulturor. Të dy e shijuan përçarjen dhe kanë shfrytëzuar fuqinë e turmës Tania...

Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

A ndodhi vërtet diçka në Roswell në vitin 1947 që ndryshoi historinë moderne të njerëzimit? A ishin “karrocat qiellore” të Biblës takime të lashta...

Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit ,...

Raporti vjetor/ Alarmi i Dumanit: Po na bën presion krimi dhe politika

Kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ngre alarmin për kërcënimet ndaj pavarësisë së SPAK dhe pengesat institucionale që dëmtojnë hetimet kundër korrupsionit dhe krimit...

Sot mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, 3 skenarët

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar...

Lajme të tjera

Web TV