Kuvendi fiku dritat/ Berisha nga errësira: Në kuvend do zhvillohet një betejë e fuqishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se Kuvendi njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, deputetë të opozitës vijuan që të qëndroni në sallë.

Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në FB, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së automatit, duke lënë në mes të territ opozitën.

Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.

“I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët.”, tha Salianji.

Ndërsa Berisha paralajmëroi se në Kuvend do të zhvillohet beteja më e fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare.

“Si grup gangstersh dhe jo parlamentar fikën dritat dhe u larguan. Me këtë akt dëshmuan dhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament do zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Berisha./   S.M

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV