“Tempulli”/ Kërkuan masë më të lehtë sigurie, Apeli merr vendimin për 27 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 27 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ata u akuzuan nga policia për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Me anë të një njoftimi, Gjykata e Apelit bën me dije se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por për secilin prej tyre është lënë në fuqi masa e arrestit.

Në kuadër të operacionit “Tempulli”, është bërë i mundur arrestimi i disa shtetasve, të cilët dyshohen për përfshirjen në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D, R.M, dhe E.C, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg”. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi- Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër mega operacionit që u shtri në disa qytete të vendit në mes të muajit shtator, përfunduan në pranga rreth 200 persona, pjesëtarë të 23 grupeve kriminale që shpërdanin drogë nëpër zona të banuara dhe afër shkollave. Pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin nga Durrësi, Tirana, Korça dhe Vlora. Midis të arrestuarve kishte edhe gra dhe të moshuar./E.T

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë në juglindje-jugperëndim...

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të ëmbël. Janë disa ushqime që mund...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Lajme të tjera

Web TV