Bilanci i fundit nga Covid-19, cilat shtete janë më të prekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi, Covid-19 vazhdon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën. Që nga moment i shpërthimit të koronavirusit deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 21,305 viktima, 472,529 persona janë infektuar dhe 114,740 pacientë janë shëruar.

Itali tashmë është bërë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Në të gjithë vendin janë shënuar 7,503 viktima dhe 74,386 persona janë infektuar. Lombardia dhe Veneto të cilat ishin dhe zonat e shpërthimit në Itali kanë regjistruar numrin më të lartë me të infektuar në vend.

Spanja e cila paraqitet e dyta për numrin e vdekjeve duke ja kaluar kështu dhe Kinës e cila ishte dhe vendi ku shpërtheu fillimisht koronavirusi, Covid19. Numri total i vdekjeve në vend ka shkuar në 3,647 dhe 49,515 të infektuar.

Ndërsa Kina prej një jave vazhdon të ketë një ulje të rasteve me Covid-19, deri më tani ka regjistruar 3,287 viktima dhe 81,285 të infektuar.

Koronavirusi, Covid-19 i cili tashmë ka prekur edhe Shqipërinë, ka regjistruar 6 viktima dhe 146 të infektuar./Fjala.al

Të fundit

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Lajme të tjera

Web TV