Giorgia Meloni i jep fund martesës 10-vjeçare: Rrugët tona morën drejtime të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajmin ka dhënë vetë Meloni me një postim në Facebook.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.

PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni./E.T

Të fundit

Të huajt zgjedhin Durrësin/ Festat, hotelet të rezervuara nga pushues europiane

Hotelet e Durrësit janë të prenotuar nga shtetas të huaj përgjatë këtyre ditëve të fundit të vitit që përkojnë...

“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma

Parashqevi Simaku ndriçoi që në hapat e parë të karrierës, kur me këngët e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve. Në një intervistë me gazetaren e...

Shpërblim për policët/ Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Burime për Abc News thanë se brenda javës...

Me varkë dhe dhurata, në Himarë babagjyshi vjen nga deti!

Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga oxhaku por nga deti, me...

Krishtlindje në Kosovë, mesha u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

“Mjaft me urrejtje”, ky është mesazhi i ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje. Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në...

Lajme të tjera

Web TV