Zbuloni ‘jetën e padukshme’ që fshihet në telefonin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bakteret janë ndër mikrobet sekrete që fshihen në telefonat tanë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Bakteret si E.Coli dhe streptokokët u gjetën në 100 për qind të ekraneve të smartfonëve në një studim mbi mikrobet e dëmshme që gjenden telefonat tonë.

Mikrobi i helmimit nga ushqimi, Bacillus Cereus dhe S. aureus që shkakton pneumoni, u gjetën gjithashtu në secilën prej 20 mostrave të marra nga 10 telefona.

Studimi testoi ekranet e telefonave të pajisjeve në pronësi të gjashtë femrave dhe katër meshkujve të moshës 22-62 vjeç.

Nga studimi rezultuan 20 koloni Streptokoke dhe Enterokok, të cilat formohen në stomakun dhe zorrët e njerëzve dhe kafshëve dhe u gjetën në ekranet e testuara.

Në kampione u gjetën edhe 20 koloni të tjera të S. aureus, të cilat paraqesin rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, infeksioneve të lëkurës dhe madje edhe helmimit nga ushqimi.

Marrja e telefonave në banjë është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni thonë studiuesit dhe pretendojnë se mund të ekspozoheni brenda vetëm pesë minutave ndaj mijëra mikrobeve.

Bakteret kalojnë në ajër kur shpëlani tualetin, duke rritur mundësinë që ai të bjerë në telefonin tuaj.

Studiuesit theksojnë se pronarët e telefonave duhet të vazhdojnë të pastrojnë dhe dezinfektojnë telefonat inteligjentë me peceta dezinfektuese veçanërisht kur i merrni me vete në tualet citon DailyMail./   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV