Hapet Teatri i Universitetit të Arteve/Rama: Një tjetër hapësirë krenarie për kryeqytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama njoftuar se mbrëmjen e djeshme është hapur Teatri i Universitetit të Arteve, të cilin e ka cilësuar si një hapësirë krenarie europiane që iu shtua Tiranës kulturore.

Kreu i qeverisë shprehet se për këtë teatër është punuar për disa vjet në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences.

“Teatri i Universitetit të Arteve u hap mbrëmë për publikun, duke përmbyllur projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, ku është punuar disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt

Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita – ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët drejt majës së re të #Shqipërisë2030″, shprehet Rama në rrjetet sociale./  S.M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV