I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni/ Historia e trishtë e Merushe Gjuzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenga për të bijën dhe konfliktet me bashkëshortin, çuan drejt vetëvrasjes 57-vjeçaren Merushe Gjuzi, e cila u hodh mesditën e djeshme nga furgoni në Peqin.

Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë e ndau edhe Report Tv, kur së bashku me bashkëshortin e saj trokitën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ku kërkonin të bijën Eligerta Gjuzin, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.

Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë. Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës.

Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligertës, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, kur ishte vetëm 1 vjeç.

Lexo edhe :  Numërimi i votave të diasporës drejt përfundimit, vijon vetëm në Elbasan

Eligerta, u largua pa e kthyer kokën pas duke i lënë familjarëve të saj nipin e tyre 1 vjeç dhe për të mos u kthyer më kurrë, qoftë edhe për ta parë. nKëtë dramë familjare, me sytë që i mbusheshin me lot, vogëlushin Orgito në prehër e me bashkëshortin në krahë, familja Gjuzi kërkonin që Eligerta të kthehej sërish në çatinë e tyre. Por, ndonëse Merushja mori guximin të dilte në ekran dhe të kërkonte Eligertën e zhdukur, duket se 57-vjeçarja u dorëzua. Pas një konflikti me bashkëshortin vendosi t’i japë fund jetës, ndoshta në mënyrën më të tmerrshme të mundshme duke u hedhur nga furgoni.

Pas ngjarjes dhe zhdukjes së mistershme të Eligertës më 3 maj të vitit 2013, në familjen e saj vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre. Askush nuk përgjigjej.

Në studion e ‘Pa Gjurmë’, Orgito i vogël e kërkoi nënën e tij të kthehej në shtëpi, e ndërsa sot ka ngelur vetëm me gjyshin e tij, Mahmut Gjuzin i cili sot u arrestua nga policia.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV