Në Spitalin Infektiv në Tiranë aktualisht ndodhen të shtruar 73 persona, të cilët po trajtohen kundër koronavirusit. Ndërkohë, numri i përgjithshëm it ë infektuarve ka arritur në 174 dhe Ministria e Shëndetësië ka bërë vazhdimisht thirrje që personat të mos drejtohen menjëherë drejt ‘Infektivit’ nëse gjendja e tyre është e mirë dhe pa probleme.
Nga 73 personat e shtruar te ‘Infektivi’, tre prej tyre janë në terapi intensive, 2 janë të intubuar. Pjesa tjetër e pacientëve paraqitet në gjendje të stabilizuar.
Numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ka arritur në gjashtë.
-4 fëmijë në Shqipëri me COVID-19, Ministria tregon si u infektuan