Arrestimi i Jamarbër Malltezit/ Reagon Rama: Shqipëri e bukur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja Berisha po “vlon” nga përballja me drejtësinë, teksa në pranga ka rënë Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-kryeministrin është vendosur masa “Detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar largimi nga Shqipëria.

Teksa nga momenti në moment pritet dalja e Sali Berishës për mediat, kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur të japë një mesazh të koduar për drejtësinë e re. Krahas një fotoje të stadiumit “Air Albania”, ai shkuan: Shqipëri e bukur!

Ky postim i kreut të shtetit përkon me arrestimin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi me urdhër të SPAK.

Mësohet se dhëndri i Sali Berishës ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit. Urdhëri për të është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Shkak për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë kompleksi “Partizani”.  Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona./   S.M

Të fundit

12 gjërat që mund të bëjë Presidenti i Shteteve të Bashkuara

Ai mund të dërgojë trupa jashtë vendit, por jo të shpallë luftë. Si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura,...

Ndryshimet në skemë/ Barazimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë!

Nga dy muaj në vit, do të bëhen katër, muajt e shtyrjes së moshës për pension për gratë. Ky është një tjetër ndryshim që po...

Valë ekstreme të ftohti, ekspertët parashikojnë temperatura kërcënuese

Ndërsa banorët e Kalifornisë jugore vazhdojnë të luftojnë kundër zjarreve, temperatura që kërcënojnë jetën janë regjistruar në shumë zona të SHBA. Shumë zona të SHBA...

GJKKO pritet të vendosë për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: I inskenuar nga qeveria

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë më shuëm detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me gjykimin paraprak në GJKKO të dosjes Partizani, për...

Listat e mbyllura, KQZ: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar (SKEMA)

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe...

Lajme të tjera

Web TV