Rama: “Maratona e Tiranës”, gara më e madhe sportive në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Maratona e Tiranës”, gara më e madhe sportive në vend, ka sjellë sot në kryeqytetin shqiptar mbi 4000 vrapues nga më shumë se 40 vende të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga starti i kësaj maratone, e cilësuar si eventi më i madh sportiv i organizuar në Tiranë për vitin e shtatë radhazi.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet.

Policia ka publikuar po ashtu edhe akset rrugore ku ndalohet qarkullimi, si dhe planin e lëvizjes së transportit publik dhe automjeteve private sipas akseve të përcaktuara.

“Maratona e Tiranës” është një manifestim për një jetesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ashtu sikundër dhe për të dalë nga zona e rehatisë./  S.M

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV