Arrestimi i Malltezit në aeroport/ Eksperti i Sigurisë: U duk si rrëmbim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në intervistën ka komentuar momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezi, në aeroportin Nënë Tereza dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

Softa tha se pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur 5 punonjës policie civil dhe disa të tjerë të cilët kanë ndaluar Malltezin në këto ambiente, por që nuk kishin mjete identifikimi apo mbishkrimin ‘Policia’.

Sipas tij ky moment në sytë e qytetarëve vendas ose të huaj të pranishëm në aeroport mund të jetë parë si rrëmbim.

“Arrestimi është bërë në një ambient publik dhe për arsye që mos të identifikohen në mënyrën e ndalimit, mund të kemi shërbime civile por gjatë shoqërimit ata duhet të jenë me jelek ose uniformë policie.

Në rastin e ndalimit të Fredi Belerit, është prezenca e 4 punonjësve të oficerëve të veshur civil ndërsa për Malltezin kemi disa punonjës që e shoqërojnë dhe disa të tjerë që e çojnë drejt fugonit.

Nuk ka asnjë punonjës që kanë pasur pajisje identifikimi, për shkak të ambientit ku u realizua.

Duhet të kishte uniforma ose mbishkrime për identifikimin, për shkak të ambientit, nuk është gjë pozitive për të huajt. Në moment mund të kishte një kombinim mes punonjësve, për të kuptuar se nuk ishte rrëmbim por shoqërim.

Kjo ka qenë edhe një vërejtje që është bërë edhe gjatë protestave, si rasti i Rashës.

Një ndër vërejtjet që ka qenë nga Këshilli i Evropës, ishte edhe ajo e shenjave të identifikueshme që duhet të kenë punonjësit e policisë, për të rritur përgjegjshmërinë”, tha Softa./   S.M

Të fundit

Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë! Autori në kërkim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në...

U diagnostikua me kancer në fyt, ndahet nga jeta aktori i Hollywood! Ylli i “Batman”

Val Kilmer, aktori famshëm i Hollywodd i njohur për rolet si Jim Morrison dhe Batman, ka ndërruar jetë të martën në Los Angeles. Ylli i kinematografisë u...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Dita e mërkurë do të vazhdojë me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 16m/s. Valëzimi në det...

Frika nga lufta, shteti evropian që po investon në modernizimin e bukerëve

Suedia, ku autoritetet kanë paralajmëruar se vendi duhet të përgatitet për rrezikun e luftës, ka njoftuar një investim prej 100 milionë kronash (rreth 10...

Lajme të tjera

Web TV