Pse njerëzit toksikë ngjiten lehtësisht në krye?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor flet për mënyrën se si narcizistët dhe psikopatët gjenden shpesh në pozitat me pushtet, qofshin ato në politikë, biznes apo fusha të tjera të jetës.

Tejlor, që është profesor i psikologjisë në Universitetin e Lidsit në Angli, përdor termin “patokraci” për të përshkruar vende ose organizata që kontrollohen nga këta lloj njerëzish, të cilët kanë pak ose aspak ndjeshmëri për vuajtjet e shkaktuara nga vendimet e tyre.

Tejlor beson se kjo sjellje mizore është rezultat i shkëputjes së tyre nga humanizmi. Është e kundërta e dhembshurisë, e cila na lejon të ndjejmë dhe ndikohemi nga vuajtjet e të tjerëve.

Liderët që janë narcizistë ose psikopatë, sundojnë në një mënyrë patriarkale dhe hierarkike, dhe kanë një qëndrim agresiv ndaj atyre që i kundërshtojnë.

Gjithkush është me siguri në gjendje të përmendë më shumë se një shembull që i përshtatet këtij modeli.

Në librin e tij “Zgjuarsia e Psikopatëve”, psikologu Kevin Djuton argumenton se tiparet psikopatike janë shumë të zakonshme tek liderët e suksesshëm, pasi anomalia nga e cila vuajnë i ndihmon ata të arrijnë në krye. Sipas studiuesit të Oksfordit dhe Kembrixhit, udhëheqësit e patokracive kanë të përbashkët këto 6 tipare:

1. Ndikim social

Narcizistët dhe shumica e psikopatëve duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata e trajtojnë veten mirë para publikut, i cili i sheh si karizmatikë.

2. Nuk kanë frikë

Atë që qytetari i zakonshëm nuk do të guxonte ta thoshte, e shpreh natyrshëm një lider i tillë. E njëjta gjë vlen edhe për veprimet e tij, prandaj ky lloj udhëheqësi kryen zakonisht veprime të rrezikshme.

3. Janë imunë ndaj stresit

Këta liderë lulëzojnë në vështirësi, protesta dhe mosmarrëveshje, dhe u pëlqen të notojnë kundër rrymës. Ata ndihen si në shtëpi kur janë të rrethuar nga kaosi. Kjo u jep atyre një avantazh konkurrues ndaj kundërshtarëve më të butë.

4. Egocentrizëm makiavelist

Kushdo që drejton një patokraci, synon të gjejë vendin e tij në histori, pavarësisht se sa do t’u kushtojë viktimave, të cilat konsiderohen si një dëm anësor për një të mirë më të madhe.

Lexo edhe :  Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

5. Mungesë konformizmi dhe rebelizëm

Ky tipar është vënë re tek Eduard Limonov, themeluesi i Partisë Bolshevike, që përshkruhej si një njeri që nuk e vriste aspak mendjen për pasojat e veprimeve të tij. Përpjekja për pushtimin e Rusisë nga Napoleoni apo Hitleri janë 2 shembuj të tjerë të njohur.

6. Ftohtësia

Tejlor përdor termin “shkëputje” për të shpjeguar mungesën e ndjeshmërisë së këtyre liderëve ndaj vuajtjeve të të tjerëve.

Tejlor thekson se shumë prej tyre kanë pasur një fëmijëri traumatike , qoftë për shkak të neglizhencës së prindërve apo nga të qenët dëshmitarë apo viktima të dhunës. Pasi ata zhvillojnë sjellje psikopatike, shumë terapistë besojnë se është pothuajse e pamundur t’i trajtosh ata, pikërisht sepse nuk besojnë se e kanë gabim, dhe aq më pak që janë të sëmurë.

Por nga ana tjetër, psikopatët mund të transformohen nga kontakti i drejtpërdrejtë me viktimat e veprimeve të tyre, siç është parë tek takimet midis terroristëve dhe të afërmve të viktimave të tyre. Por në përgjithësi a është e mundur të ndryshosh qasjen e një udhëheqësi patokratik?

Historia sugjeron që jo. Për shembull në vitin 1939, Mahatma Gandi vendosi t’i shkruante Hitlerit pasi mësoi për pushtimin e Çekosllovakisë. Ai e nisi letrën në mënyrë empatike:”I dashur mik, a do ta dëgjoni thirrjen e atij që e ka shmangur qëllimisht metodën e luftës, dhe e ka bërë këtë me një sukses të konsiderueshëm?”.

Nuk e dimë nëse letra mbërriti apo jo tek Hitleri, që nuk iu përgjigj kurrë. Por 1 një vit më vonë, Gandi u përpoq sërish me një letër të dytë, në të cilën i lutej Hitlerit t’i jepte fund luftës, duke iu drejtuar humanizmit të tij. Që të dyja përpjekjet dështuan, gjë që sugjeron se nuk është aspak e lehtë bindja e këtyre njerëzve për të reflektuar./   Përkthyer dhe përshtatur nga Focus.it     S.M

Të fundit

“Tarifat e reja”, reagon kryeministri kanadez: Jemi të zhgënjyer nga SHBA

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në...

Prona, mjete, orë e bizhuteri luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal

Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Bëhet fjalë...

Vendimi i qeverisë/ Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit, i...

Vizitë makth në akuariumin e Teksasit, Oktapodi gjigant sulmon një 6-vjeçar

Një vizitë e thjeshtë familjare në Akuariumin e San Antonios në SHBA u shndërrua në një makth kur një oktapod gjigant i kapi dorën...

FOTO/ Lionel Messi shfaqet me orën e rrallë Barbie, zbulohet vlera marramendëse

Lionel Messi është parë duke mbajtur një orë rozë të ndritshme Barbie që ka një vlerë prej 700 mijë paund. Ylli i Inter Miami u...

Lajme të tjera

Web TV