Rama në Bruksel: Duhet të kesh nerva mjaft të forta për tu marrë me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë ditën es otme në forumin “Global Gateëay Forum 2023”, në Bruksel, së bashku me liderë të tjerë nga e gjithë bota.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria një vend që rrethohet nga kufijtë e BE-së, po ende nuk është BE, por sipas tij “vetëm E, pa B”.

Më tej ai u shpreh se Shqipërisë i është dashur të bashkëjetojmë me një lloj ndjenje izolimi, që sipas tij ka bëre që “të jemi ndjerë gjithmonë sikur ishim të dënuar të ishim qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti”.

Nuk mendoj se ka pasur ndonjë Komision më përpara, së paku mesa kujtoj, që i është dashur të merret me një rrjedhë kaq të pabesueshëm ngjarjesh, nga pandemia deri tek agresioni rus në Ukrainë dhe pak javë më parë me mizorinë, dëshmitarë të së cilës qemë të gjithë, në Izrael.

Nga ana tjetër, më duhet të them që të gjitha këto ngjarje kanë ndihmuar për ta formësuar punën e Komisionit në një mënyrë që ka qenë mjaft e dobishme, sidomos për ata të cilët janë ndjerë të lënë mënjanë më parë. Ashtu siç mund të dëshmojnë miqtë tanë afrikanë apo të tjerë, edhe ne mund ta dëshmojmë.

Unë vij nga një vend që quhet Shqipëri që është pjesë e një rajoni i cili quhet Ballkan. Ballkani Perëndimor i thonë, e që rrethohet nga kufijtë e BE-së por ne nuk jemi BE, jemi vetëm E, pa B!

Na është dashur të bashkëjetojmë me këtë, me një lloj ndjenje izolimi, jo në kuptimin e tmerrshëm me të cilin ky term shfaqet në kujtesë, por në një mënyrë të tillë që jemi ndjerë gjithmonë sikur ishim të dënuar të ishim qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti dhe kjo ka ndryshuar dhe po ndryshon dita-ditës”, u shpreh kryeministri./e.t

Lexo edhe :  Kush është gruaja që po përgatitet për t'u bërë shefja e re e SPAK-ut?

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV