“Na tmerruat”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës? “O zot mbaju gojën dhe mendjen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Monika Lubonja është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente të përditshmërisë së saj.

Aktorja njihet gjithashtu edhe për reagimet e saj lidhur me tematika të ndryshme ndërsa mbrëmjen e kaluar Lubonja ka reaguar në profilin e saj të Instagramit për komentet negative që përdoruesit e rrjeteve sociale shkruajnë.

“Pra po mbyll një ditë super të lodhshme. Po mirë lodhja dhe lajmet, emisionet që dalin në ekran super të shëmtuara por tani të japim llogari dhe grave që nuk të lënë rehat me komente negative. O zot ky vend e ka kaluar kufirin e çmendurisë. Nuk di a do t’i bëjë njeri derman këtij populli. O gra qetsohuni, na tmerruat me gjuhën që flisni. O zot mbaju gojën dhe mendjen këtyre”.

Duket se shkak për këtë reagim të artistes është bërë pikërisht një postim i saj në rrjetet sociale, ku Monika shihet e veshur me një palë xhinsa dhe një jelek blu, ku na qaf mban një fjongo.

“Ku e ke bërë gjithë këtë “look” se dua të çoj vjehrrën. Të duket e re dhe ajo e shkreta”, shkruan një përdoruese e Instagramit.

“Po, unë kam lindur e re dhe do vdes e re. Se është me natyrë kjo punë, jo se çfarë do të bësh ti. Të qendis Zoti që në fillim. Më falni për modestinë e tepruar por ndonjëherë duhet të flasësh, se nuk i mbyll dot gojën njerëzve, me budallalliqet që flasin”, shkruan Monika.

“Je e sigurt që nuk të ka ikur petulla moj? Zot, po ça jeni bërë?”, shkruan një tjetër.

“Tani nga botokset po iu plasin faqet, nuk ka lidhje shëndeti”, shton një tjetër.

Lexo edhe :  Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Monika nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke shkruar: “Po ti që paske faqe topçe vet, i bie që ke bërë botoks. Po ça janë këto përfundime”./   S.M

Të fundit

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Lajme të tjera

Web TV