A ka një kohë të caktuar se kur pihen vitaminat? Zbuloni çfarë thonë mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ja çfarë duhet të dini për kohën më të mirë për të marrë vitamina në mënyrë që të maksimizoni efektin e tyre në organizëm

Vitaminat dhe suplementet përdoren nga jo pak njerëz, por të shumtë janë ata që pyesin veten se kur duhen pirë vitaminat, në mëngjes apo në darkë apo cilat vitamina nuk duhet të pihen së bashku.

Ja çfarë duhet të dini për kohën më të mirë për të marrë vitamina në mënyrë që të maksimizoni efektin e tyre në organizëm.

-Multivitaminat

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, nuk ka një përgjigje konkrete pasi kjo varet nga një numër faktorësh. Koha më e mirë e ditës për të marrë vitaminat është e ndryshme për secilin person. Pavarësisht se në cilën orë të ditës vendosni ta merrni multivitaminën, mos e pini me stomakun bosh.

-Vitamina C

Kjo vitaminë vepron si antioksidant dhe ndihmon në shëndetin e indeve në trup, në prodhimin e kolagjenit si edhe shëndetin e kockave. Mund ta pini në çdo kohë të ditës; mos kini frikë nga doza e lartë e vitaminës C, sepse është lehtësisht e tretshme në ujë, ndaj mbidozimi nuk mund të ndodhë, shkruan “Good Housekeeping”.

-Vitamina D

Nuk ka asnjë provë që tregon se marrja e vitaminës D në një kohë të caktuar të ditës ndikon në shëndetin tuaj. Por, si e tretshme në ujë, kjo vitaminë mund të pihet në mes të një vakti sepse yndyrat ndihmojnë në përthithjen më të mirë nga  trupi.

-Vitamina A

Si një vitaminë e tretshme në yndyrë, mund të jetë ide e mirë marrja gjatë vakti ushqimor, por të paktën sigurohuni që të keni në menu ushqime me yndyra të shëndetshme, të tilla si avokadoja, arrat apo farat.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

-Vitamina E

E rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe trurit, sugjerohet që të flisni me mjekun para se të vendosni marrjen e një vitamine E, pasi mund të jetë e rrezikshme për njerëzit që kanë pasur një goditje në tru ose atak në zemër.

-Vitaminat e shtatzënisë

Ju mund t’i pini këto në çdo kohë të ditës, por meqenëse vitaminat prenatale konsiderohen pjesë e një shtatzënie të shëndetshme, mjekët thonë se të paktën kujdesuni që t’i pini në të njëjtën orë çdo ditë. Vlerat e këtyre vitaminave kanë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebit./I.S

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV