Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuese dhe studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale. Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.

Më shumë se 200 revista shkencore e publikuan njëkohësisht apelin e studiuesve që kjo gjendje emergjence të shpallet para pranverës 2024, kohë kur zhvillohet edhe Asambleja e Përgjithshme e OBSH. Këtu bëjnë pjesë edhe revista të njohura si “The Lancet” apo”The British Medical Journal”.

Sipas studiuesve është gabim i rrezikshëm të vështrohen ndarazi kriza e klimës dhe ajo natyrore, thuhet në apel. Shëndeti njerëzor dëmtohet direkt si nga kriza e klimës edhe nga humbja e llojeve në natyrë. “Kjo krizë e pandashme planetare do të ketë efekte të mëdha në shëndet, sepse mund të shkatërrojë sistemet sociale dhe ekonomike”, shkruajnë autorët.

Apeli: Kriza e klimës të shpallet emergjencë

Sëmundjet, mungesa e ujit dhe ushqimit

Ndryshimi i klimës çon sipas kësaj në “zvogëlimin e  tokës, strehimit, ushqimit dhe ujit.” Kjo do të ketë efekte të mëdha në shëndetin njerëzor dhe do të ashpërsojë varfërinë, “që më tej çon në migracion masiv dhe konflikte.” Edhe rritja e temperaturave dhe ekstremet e motit çojnë në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse. Ndotja e mjedisit dëmton burimet ujore, për shkak të ndotjes së deteve do të ulet numri i peshqve si ushqim. Reduktimi i larmisë së llojeve do e bëjë të vështirë që njerëzimi të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, theksojnë studiuesit. Më shumë ndërhyrje në zonat natyrore e sjell njeriun në kontakt më të ngushtë me shumë lloje. Me këtë rritet rreziku i sëmundjeve dhe kalimit të parazitëve tek njeriu. Sipas studiuesve, sistemet ekologjike do të jenë para kolapsit dhe efekti për shëndetin katastrofik. “Vendimmarrësit politikë duhet që të dallojnë rreziqet e kërcënimeve të rënda për shëndetin nga kriza planetare dhe avantazhet për shëndetin në rast se kriza mposhtet.”

Lexo edhe :  UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, pritet miratimi

Shpallja e një gjendjeje emergjence shëndetësore është shkalla më lartë e alarmit që OBSH mund të japë. Një gjë të tillë Organizata Botërore e Shëndetësisë e bëri gjatë pandemisë së Coronës./I.S

Të fundit

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Lajme të tjera

Web TV