Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e tij të komunikimit direkt me qytetarët, të cilët kishin dërguar ankesat e tyre te Shqiperiaqeduam.al.
Që në nisje të prezantimit të platformës së komunikimit emergjent me qytetarët, Rama theksoi se kjo platformë nuk është një formë propagande siç mund ta cilësojnë kritikët.
Kreu i qeverisë zhvilloi disa telefonata me qytetarë të ndryshëm, ku njëri prej tyre, ish-ushtarak kërkonte punë për të përballuar situatën e vështirë e krijuar nga koronavirusi. Në përgjigjen e tij kryeministri theksoi se pasi të kalojë stuhia e Covid-19, ish-ushtaraku sipas Ramës do të hyjë në provim të cilën nëse e merr mund të fillojë punë.
Rama u ndesh edhe me probleme të tilla, si shqetëismi i një qytetari i cili kërkonte të pajisej me shërbim interneti, gjë të cilën kryeministri ia premtoi për ta realizuar që në ditën e nesërme vetëm ai të mos dalë nga shtëpia.
Sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë ndihmuar nga Ministria e Mbrojtjes rreth 60 mijë familje, por janë edhe shumë të tjera për t’u ndihmuar, veçanërisht pensionistët, të cilët sipas kryeministrit kërkojnë një shërbim të veçantë për të qëndruar në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë pasi mund të bëhen një kërcënim serioz për t’u prekur dhe përhapin koronavirusin.