Dilema e eutanazisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARDI STEFA

Historia jonë ka protagonistë tre mjekë.

Babanë dhe dy djemtë e tij.

Në shtratin e vdekjes, teksa babai ishte i pavetëdijshëm dhe mbahej gjallë me aparat, mbi kokën e tij, dy djemtë kishin debate të forta.

Duhet t’ja hiqnin prizën babait të tyre apo ta linin të “gjallonte” sa të mundej e si të mundej me ndihmën e aparatit.

Djali i parë ishte për heqjen e prizës dhe ndërprerjen e jetës, duke respektuar edhe një dëshirë të babait të tij, i cili, duke qenë edhe vetë mjek, sapo ishte konstatuar se kishte shenjat e Alzeimer-it, kishte shkruar me ndërgjegje të plotë se, nuk do të dëshironte ta linin të jetonte në gjendje të çmendur apo të pavetëdijshme.

Madje ky përmendte edhe filozofin anglez Francis Bacon, i cili shkroi se “Qëllimi i mjekësisë është të shërojë dhe të lehtësojë dhimbjen, jo vetëm kur ky lehtësim mund të çojë në shërim, por dhe kur ai mund të garantojë një vdekje të lehtë dhe paqësore.”

Ky argument sentimental kundërshtohej nga vëllai tjetër, i cili paraqiste një argument human, pavarësisht se nuk ishte edhe shumë i fortë.

Madje, ky i fundit, i referohej edhe Kishës duke thënë se vetëm Zoti mund të menaxhojë jetën dhe vdekjen dhe meqenëse dhimbja ka vlerë për shpëtimin e shpirtit, askush nuk lejohet të ndërhyjë.

Djali i dytë pretendonte se babai edhe kur ishte sëmurur, edhe kur kishte humbur plotësisht logjikën e kujtesën, edhe kur harronte të hante apo ndynte sipër vetes, herë pas here shfaqte shenja kthjelltësie. Herë pas here ai dukej sikur e shijonte jetën kur shikonte televizor, kur shikonte perëndimin apo lindjen e diellit, kur përkëdhelte ndonjë nip a mbesë, apo edhe kur hante ndonjë ushqim të shijshëm.

Në këtë kontekst, edhe pse babai kishte kërkuar që të mos bëhej lolo, por të përdorej eutanazia, a duhej respektuar vendimi i tij, që plaku me çastet e tij të kthjelltësisë e kishte hedhur poshtë?

Lexo edhe :  Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri

Dhe, pavarësisht se dilema në rastin e këtyre sëmundjeve, është nëse kemi të bëjmë apo jo me të njëjtin person, pra, nëse njeriu i parë me logjikë ka të drejtë të marrë vendime për jetën e njeriut të dytë, i cili ka humbur logjikën dhe që nga i pari trashëgon vetëm trupin dhe asgjë tjetër, as logjikën, as kujtimet?

Por përse duhet dëgjuar i pari dhe injoruar i dyti?

Natyrisht që jeta pa kujtesë e logjikë është e pakuptimtë, por ky i dyti i shpartalluar nga Alzeimer do të ishte dakord?

Plaku i dytë nuk i bie në qafë askujt. Ai vegjeton në një azil me pensionin që shteti ka detyrën t’ja jepë deri në frymën e fundit, jo si lëmoshë por si shpërblim për shërbimet që kishte bërë gjatë jetës së tij aktive.

Por edhe kështu plaku u bie në qafë punonjësve të zilit, të fërmve dhe djemve, të cilët mendjen e kanë tek ai, se mos nga çasti në çast humbet edhe rrugën, siç ka humbur logjikën dhe do të detyrohen të mbledhin ato që nuk mblidhen dot.

Personalisht preferoj të jem me djalin e parë, atë që kërkon t’i heqë prizën, pra me eutanazinë. Sepse, “më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund!”

Por edhe këtu dilema vazhdon të ngelet dilemë dhe e pazgjidhshme, si monologu i famshëm i Hamletit: “Të rrosh a të mos rrosh!”

Ndërkohë që askush nuk e di mirë as vetë se çdo me thënë të rrosh apo të mos rrosh…

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV