Depozitat iu kthyen rënies në shtator, Euro ngelet dominuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depozitat bankare iu kthyen sërish rënies në muajin shtator, pas rritjes së nxitur nga efekti sezonal gjatë muajit gusht.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve, etj) në fund të muajit shtator kishin vlerën e 1.28 miliardë lekëve, në rënie me 4.5 miliardë lekë krahasuar me muajin gusht.

Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të lehtë me afërsisht 1%.

Rritja e dobët e depozitave bankare gjatë gjithë këtij viti është rezultat i disa faktorëve. Inflacioni i lartë i dy viteve të fundit vlerësohet se i ka ulur aftësitë e familjeve shqiptare për të kursyer.

Gjithashtu, politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria, me mbajtjen e një suficiti buxhetor në nivele të larta, ka tërhequr sasi të mëdha paraje nga tregu, duke ndikuar rrjedhimisht edhe gjendjen e depozitave bankare.

Sidoqoftë, për shtatorin depozitat në monedhën vendase shënuan një rritje me 2.6 miliardë lekë, duke arritur vlerën e përgjithshme të 543.5 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, vlera e depozitave në lekë ngelet në stanjacion, me një rritje prej vetëm 0.3%.

Ndërsa depozitat në valutë për shtatorin pësuan një rënie me afërsisht 7 miliardë lekë, duke zbritur në nivelin e 736.8 miliardë lekëve.

Një faktor tjetër me ndikim po aq të rëndësishëm në ecurinë e depozitave këtë vit është edhe kursi i këmbimit. Forcimi i ndjeshëm i Lekut ndaj Euros ka ulur vlerën statistikore të depozitave në monedhën europiane.

Duke pasur parasysh se rritja e depozitave këtë vit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane, efekti i kursit të këmbimit në frenimin e rritjes së depozitave vlerësohet të jetë i konsiderueshëm.

Lexo edhe :  Miratohet bonusi për familjet në nevojë! Kush përfiton dhe sa do jetë shuma

Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek është afërsisht 10% më i ulët krahasuar me një vit më parë, ndërsa gjatë gjatë vlerës zhvlerësimi i monedhës europiane arriti deri në 14% me bazë vjetore.

Kjo dëshmohet qartë edhe nga ecuria e depozitave në Euro, e shprehur në valutën europiane.

Në fund të shtatorit, depozitat në euro arritën vlerën e 7.19 miliardë eurove, në rritje me 79 miliardë euro krahasuar me muajin shtator. Depozitat në Euro ndodhen aktualisht në vlerën më të lartë historike.

Ndërkohë që depozitat në Lekë ngelen praktikisht në stanjacion, depozitat në Euro janë në rritje vjetore me 16.5%. Në 12 muajt e fundit, totali i depozitave në monedhën europiane është rritur me më shumë se një miliardë euro.

Rritja e lartë e depozitave në Euro është një tregues i Euroizimit të lartë të ekonomisë. Gjithashtu, rritja e depozitave në Euro dëshmone dhe ofertën e lartë të saj në tregun financiar, çka shpjegon pjesërishst edhe dobësimin e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun./   S.M

Burimi: Banka e Shqipërisë

Të fundit

Njerëzit e zgjuar bëjnë shumë punë njëkohësisht. E vërtetë apo mit?

Ti me siguri ke dëgjuar se të bësh shumë punë në të njëjtën kohë është një gjë jo e...

Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen

Ilir Yzeiri Nesër është dita e fundit e vitit 2024. Zakonisht ndërrimi i viteve shoqërohet me ritualin e zakonshëm të festës dhe është pak e...

Vendimi i Qeverisë/ Çdo punonjës i Policisë së Shtetit 10 mijë lekë shpërblim për fundvit

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit...

‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’

Jakin Marena Nëse kërkohet të bëhet një bilanc për opozitarizmin në Shqipëri, mjafton të shohësh ‘parabolën’ e zhvillimeve politike brenda PD, në harkun kohor të...

Fluks lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, rradhë kilometrike automjetesh

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve. Dhjetra shtetas shqiptarë dhe të huaj...

Lajme të tjera

Web TV