Mark Frroku mohon përfshirjen në konfliktin për pronat: S’e di kush është zënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e ish-deputetit socialist, Mark Frroku i arrestuar pas një konflikti për pronën ditën e djeshme te Kepi i Rodonit.

Së bashku me Frrokun u arrestuan dhe 7 persona të tjerë, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për Ndue Sokoli.

Në kërkim është shpallur Besnik Toma, i cili ditën e djeshme ka qëlluar me armë.

Në dëshminë e tij, Frroku tha se nuk e di kush është përfshirë në konflikt pasi nuk i mban mend.

Ai shtoi se ka qenë i pranishëm për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës.

“Kam kontrate për menaxhimin e pronave të kishës, por nuk e di kush është zënë dhe pse nisi sherri. Nuk i mbaj mend…nuk di kush qëlloi dhe çfarë bënë….”, tha Frroku.

Por, sipas dëshmive dhe filmimeve nga kamerat e sigurisë në zonë, Frroku rezulton i përfshirë në konflikt.

Si nisi konflikti 

Mësohet se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri./e.t

Të fundit

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të...

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për...

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma...

Lajme të tjera

Web TV