Vajzën e kemi të zënë/Rama për kampionin e karatesë: Dhëndri që çdo vjehërr do donte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alvin Karaqi, kampioni shqiptar i karatesë në Lojërat Europiane, është duke u nderuar në Kryeministri me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, ku i pranishëm është dhe vetë Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka shprehur mirënjohjen për Alvin Karaqin, duke thënë se ai është veçse djali që çdo prind do donte të kishte, por edhe dhëndri që çdo vjehrr do dëshironte për vajzën e vetë.

Nisur nga kjo, Edi Rama shtoi se ai nuk është kandidati për t’u bërë vjehrr i Alvinit, sepse vajza e bashkëshortes së tij, “është e zënë.”

“Alvini, përveç se është djali që çdo prind do donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrr dhe çdo vjehrrë do donte të kishte për vajzën e vetë. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i Alvinit, se një vajzë që kemi e kemi të zënë.

Po, jam i bindur që edhe në këtë aspekt ai është një djalë shumë i veçantë.

Më ka bërë shumë përshtypje mënyra sesi flet për prindërit, sesi i përshkruan të ëmën, të atin në të gjithë rrugën e tij ku ata e kanë ndjekur, mbështetur, por edhe sidomos e ëma ka vuajtur çdo përplasje në tapet me frikën se mos ndodh diçka”, u shpreh kryeministri Edi Rama./ S.M

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

A mund të bëhet realitet fantashkenca? Në “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” të vitit 2004, personazhi i Jim Carrey i nënshtrohet një procedure fshirjeje...

Rovena Stefa në një romancë me ish-burrin e Drenushës, Atilla Kardesh?

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur një romancë të re me...

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga diaspora

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ,...

Lajme të tjera

Web TV