Pas Covid-19, kur do ndodhë pandemia e radhës? Ja çfarë thotë Alimehmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, ka folur për skenarët e mundshëm për një pandemi tjetër pas Covid-19.

pandemi të tjera patjetër që do ketë, por kur apo çfarë tipi nuk dihet prandaj ngrihen skenarë, për të ndihmuar në marrjen e masave parandaluese, ka thënë ai në Top Channel.

Blendi Salaj: Do ketë një pandemi tjetër? Patjetër që do të ketë siç ka patur në të kaluarën, jo një po disa.

Ilir Alimehmeti: Nuk është çështja do ndodhë apo nuk do ndodhë. Do ndodhë, por askush nuk mund ta thotë se kur apo çfarë tipi.

Kalkulimi bëhet me një që ne e quajmë probabilitet. Probabiliteti i kësaj, në një vijë të ngjashme me Covidin, është afro 2% në vit. Këto bëhen që ne të jemi gati për t’ju përgjigjur apo për të investuar masa të mëparshme parandaluese.

Epidemiologu Alimehmeti përmendi edhe Sëmundjen X një nga skenarët e OBSH, ku sipas tij, qëllimi është të ngrihen disa përgjigje.

Ilir Alimehmeti: Është njësoj sikur ne të ngremë një grup ushtarësh dhe të themi, po sikur të na vijë një armik nga ky krah. Kjo nuk do të thotë që po na vjen armiku.

Kjo është detyra jonë, që të bëhemi gati në qoftë se diçka ndodh dhe çfarë mund të bëjmë. Për shembull ne si Shqipëri fare mirë mund të bëjmë testimin e ujërave të zeza, për patogjenë, viruse që kushton shumë më pak sesa kostoja e kësaj studio.

Pra këto skenarë, prodhojnë çfarë veglash na duhen neve që të përballemi nesër sepse fatmirësisht ne si njerëz kemi prodhuar vegla dhe sisteme, t’i përdorim në favorin tonë dhe jo në disfavorin tonë/    S.M

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV