“Turizmi po kthehet në industri”, Rama: 8.92 milionë turistë kanë vizituar Shqipërin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës sot në Asamblenë e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Fier. Gjatë fjalës së tij, ai ka folur dhe për turizmin, duke theksuar se tani po kthehet në industri.

Rama ka thënë se 8.92 milionë turistë kanë ardhur gjatë këtij viti në Shqipëri, një shifër që disa vite më parë do të ishte e paimagjinueshme.

Sipas kryeministrit, këta turistë rrisin konsumin dhe kërkesën për shërbime dhe prodhime.

“Sot mora të dhënat e tetorit për turizmin. Jemi në tetor dhe krahasimisht me tetorin e vitit të shkuar, numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me mbi 80%. Tetorin e shkuar kanë qenë 850 mijë turistë, këtë tetor 691 mijë turistë dhe nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë. Mos të harrojmë asnjëherë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Në fakt ajo që po ndodh sot është që turizmi po kthehet në industri dhe nga ana tjetër është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, por rrisin konsumin, kërkesën për shërbime dhe prodhime. Patjetër rrisin dhe të ardhurat në ekonomi”, tha ndër të tjera Rama./I.S

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV