Pas përmbytjeve, nis dëbora/ Ja zonat e prekura dhe ku duhet të bëni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur në territorin e Tiranës dhë qyteteve përreth, ndërkohë që në malin e Gramozit dhe atë të Gjallicës në Kukës janë vërejtur edhe redhje dëbore.

Pritet që reshjet e dëborës të jenë të lehta, vetëm në kreshtat e maleve, ndërkohë që paspërmirësimit gjatë fillimit të javës, reshet e dendura të shiut do të rikthehen gjatë së mërkurës duke përfshirë në mënyrë intensive thuajse të gjithë territorin e vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave njofton se sot dhe ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Tiranës dhe Durrësit, ndërkohë që e njëjta situatë pritet të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites së sotme në kryeqytet, ku reshjet kanë rinisuar me intensitet të lartë./  S.M

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV