Plakja e popullsisë me ritme shqetësuese/ Në 6 muaj, 10 mijë bebe dhe 23 mijë pensionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 6-mujorin e parë të këtij viti numri i personave që trajtohen me pension pleqërie, u rrit me gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Në vend janë rreth 500 mijë njerëz që trajtohen me pension pleqërie.
Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve  punuan në vitet e tranzicionit dhe kanë probleme me përmbushjen e kushteve për pension të plotë.

Shumë shpejt të moshuarit që aktualisht jetojnë në varfëri dhe në mungesë perspektive do të jenë gjenerata e së ardhmes. Me këto ritme mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% e popullsisë së vendit.

Po kthehet në një gangrenë të pariparueshme shtimi i popullsisë së moshuar dhe largimi i popullsisë së re. Emigracioni shqiptar nuk është vetëm masiv, por është emigracioni i të rinjve, madje i të rinjve që riprodhohen në emigrim, jo në Shqipëri.
Shtimi i popullsisë së moshuar kushtëzohet edhe nga fakti se në thelb është rritur mosha mesatare e popullsisë dhe pensionistët jetojnë më gjatë se më parë, ndaj dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht.
Zgjidhja janë politika dhe shumë incentiva të cilat stimulojnë qëndrimin e të rinjve në vend dhe frenimin e të rinjve, pasi perspektiva e vendit janë të rinjtë.
Janë mbi 60 mijë pensionistë që aktualisht punojnë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë e situatës, por një lehtësim i sforcuar. Natyrisht ata punojnë pasi kanë përvojë të mjaftueshme profesionale dhe e kanë një zgjidhje të nevojshme në kushtet kur pensionet janë shumë të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të bërë një jetë dinjitoze si pensionistë.”-shprehet sociologu Edmond Dragoti.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit që ekuilibri mes personave që dalin në pension dhe bebeve që lindin, po zhbalancohet përditë e më shumë. Nëse në 6-mujorin e parë të këtij viti, 23 mijë persona dolën në pension, në të njëjtën periudhë rreth 10 mijë fëmijë erdhën në jetë./   S.M

Të fundit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

Lajme të tjera

Web TV