Manastirliu: 6 pacientë lënë spitalin në Tiranë, në total 31 të shëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, gjashtë pacientë kanë lënë spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19.

Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.

Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Ministrja, Ogerta Manastirliu me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjashtë pacientë të shëruar kanë lënë sot spitalin infektiv:

Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19  

Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë

FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan Manastirliu

Të fundit

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin e figurave udhëheqëse , siç janë mësuesit,...

Lajme të tjera

Web TV