“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”/Marrëveshja për migrimin,Rama: Arritje e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Italia ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes mes vendit tonë dhe Italisë për çështjen e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se Kur Italia thërret, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet pasi vendi fqinj shtoi ai ka dhënë shumë për shqiptarët.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botë si evropian. Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë ven tjetër apo shtet të BE, me gjithë respekton, sepse ka një ndryshim historik dhe kulturor dhe gjithashtu emocione që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi. Në këtë rast do të thotë për të  ndihmuar  dhe menaxhuar  një situatë, që është e vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në atë që quhet “Mallkimi për Italinë”, sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Itali dhe BE, por kur behët fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjerat dhe mbi këtë ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për zgjidhjen, por mendojmë se kemi angazhimin dhe kapacitetin për të dhënë një ndihmë. Ky protokoll është diskutim i gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj në luftën e dytë botërore”,  tha ai./I.S

Të fundit

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV