Dhunoi barbarisht të miturën, shoqërohet edukatorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët”, Majlinda Dehima është shoqëruar në polici. Pak më herët, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.  Ngjarja ka ndodhur pak dit më parë, por me dije është bërë dje. Raportohet se e mitura ka thyer këmbën. Nga pamjet filmike bëhet me dije se edukatorja e ka goditur vajzën me vizore në këmbë dhe në trup. Ngjarja ka ndodhur me 1 nëntor 2023, e vogla është me këmbë të thyer.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar dhe Avokati i Popullit ku njofton se është ngritur një grup hetimor për hetimin e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Avokatit të popullit:

Avokati i Popullit ndërmori me iniciativë trajtimin e rastit të publikuar në emisionin investigativ “STOP”, në televizionin kombëtar “Klan” të ushtrimit të dhunës ndaj të miturës 3 vjeçare në kopshtin privat “Stinët”.

Për këtë qëllim, me urdhër të znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit është ngritur grup hetimor multidisiplinar, i përbërë nga punonjës socialë dhe juristë, i cili do të kryejë hetimin administrativ për rastin në fjalë.

Ditën e sotme grupi hetimor multidisiplinar do të inspektojë dhe monitorojë të gjitha veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Avokati i Popullit informon se brenda mandatit kushtetues të tij nuk mund të adresojë rekomandime në subjektet jopublike/private, por do të hetojë mosveprimet e strukturave shtetërore. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit thekson se duhet të rishihet mandati i institucionit në funksion të zgjerimit të kompetencave, duke përfshirë edhe sektorin privat.

Në përfundim të hetimit administrtativ, institucioni i Avokati të Popullit do të hartojë raportin përfundimtar me rekomandimet përkatëse, për të bërë të mundur kryerjen e misionit kushtetues, mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të fëmijëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme apo të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj në interesin më të lartë të fëmijës.

Avokati i Popullit shpreh vlerësimin e tij për investigimin e kujdesshëm të bërë nga Emisioni “Stop” për zbardhjen e këtij rasti, duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve përkatëse që të marrin masa për çështjen konkrete si dhe për parandalimin e rasteve të tilla të rënda./e.t

Të fundit

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme....

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Flakët po përhapen me shpejtësi...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Lajme të tjera

Web TV