Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 3-vjeçaren: E godita sepse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së edukatares së kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima.

Ajo ka pranuar para unifromave blu se e ka goditur me vizore të miturën, por sipas saj nuk kishte qëllim për ta dëmtuar. Dehima tha se qëllimi i vetëm ishte të bindte vajzën 3 vjeçare që të merrte pjesë në mësim.

Ajo pretendon se më pas e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe nuk ka shfaqur asnjë problem. Kur është zgjuar pas 2 orë e gjysëm, edukatorja tha se e mitura shfaqi shqetësime se ndjente dhimbje.

Në dëshminë e saj, edukatorja tregoi se vajza  me shumë mundësi është dëmtuar te krevati, prej hapësirave që ka aty.

Sipas Majlinda Dehimës, në dijeni për ngjarjen është vënë edhe drejtoresha e kopshtit.

Deri më tani Zv/shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë dhe 2 nënkomisarë janë pezulluar nga detyra pas dhunimit të 3 vjeçares në një kopsht privat në Tiranë.

Sipas policisë është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Edhe Ministrja e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen skandaloze të shënuar në koshtin “Stinët”, ku edukatorja dhunoi barbarisht, duke i thyer këmbën 3-vjeçares. Ministria e Arsimit thotë se nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.

Ndër të tjera në reagim thuhet MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.

Sakaq, kopshti “Stinët, ku ndodhi edhe ngjarja është mbyllur./   S.M

Të fundit

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Lajme të tjera

Web TV