“Do ketë shpërthime, konflikte…”, Meri Shehu zbulon datat më të këqija për muajin nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Datat 11 dhe 13 nëntor do të jenë shumë të vështira për çdo shenjë të horoskopit dhe duhet të kenë kujdes. Kështu ka parashikuar astrologia e njohur, Meri Shehu në një studio televizive.

Sipas Shehut, kjo ndodh sepse Marsi përballet me Uranin në Dem, Marsi është në Akrep dhe Urani në Dem.

“Kështu që datat më të vështira për shpërthime, konflikte, pasuri, përplasje janë nga 11 në 13. Plus në datën 10 kemi dhe Hënë e re në Akrep  që edhe ajo merr pjesë në këto, por Hëna në Akrep nuk është në pozicion shumë të mirë, është e fuqishme, por është e lodhur sepse Akrepi i lodh Hënën, një shenjë shumë më e fortë sesa është Gaforrja. Hëna që udhëheq Gaforren është më delikate, më familjare, Akrepi është më shumë ambicioz, më zotërues, më karrierist, ka qëllime shumë të fuqishme, më luftarak, kështu që Hëna aty lodhet”, tha astrologia e njohur.

Meri Shehu shtoi më pas se pas datës 13 nëntor do të ketë një situatë më të qetë.

“Nëse ne i kapërcejmë me qetësi besoj që kjo Afërdita në Peshore do na japë mundësi të mëdha të ecim përpara. Pas datës 13 do ketë një situatë më të qetë. Sa të futet Mërkuri në Shigjetar, edhe kjo data 20-24 këtu do përplaset me Saturnin në Peshk dhe disa projekte mund të na zhgënjejnë”, shprehet Meri Shehu teksa bëri parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin nëntor./e.t

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV