Nga kujdesi shëndetësor, ushqimet dhe qiratë/ Inflacioni bie, çmimet mbeten të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 3.8% në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ritmi më i ulët i rritjes në një vit e gjysmë, gjë që duket se sinjalizon një kthim në normalitet për stabilitetin e çmimeve, bëhet e ditur nga raporti mujor i Institutit të Statistikave.

Ky është edhe muaji i parë gjatë së cilit inflacioni ra brenda marzhit të luhatjes së lejuar nga politika monetare, i cili është plus minus 1% nga shënjestra e rritjes mesatare prej 3%.

Banka e Shqipërisë rriti në mënyrë të papritur normën bazë të interesit javën e kaluar në 3.25% pasi kishte bërë pushim që nga marsi, aludohet për të shmangur një forcim të mëtejshëm të lekut në tregun e këmbimit valutor.

Vendimmarrja e bordit të BSH-së pasoi deklaratën vjetore të misionit të konsultimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilën argumentohej nevoja për të rritur normën bazë të interesit deri në 4 apo 4.5% me qëllim luftën kundër inflacionit. Por në rast se inflacioni vijon të bjerë sipas tendencës aktuale, interesat më të larta të politikës monetare, të cilat ndikojnë interesat që familjet dhe bizneset paguajnë për kreditë ekzistuese apo kreditë e reja, mund të jetë e panevojshme.

Megjithatë, problemi në rastin e inflacionit në Shqipëri lidhet jo vetëm me ritmin e përgjithshëm të rritjes së ideksit, por edhe me përbërjen. Kështu, ndërsa indeksi i përgjithshëm u rrit me 3.8% në shtator, grupi Ushqime dhe Pije Joalkoolike u rrit me 7.4%.

Ritmi shumë i fortë i rritjes së grupit të ushqimeve prek veçanërisht ashpër familjet e varfra, konsumi i të cilave është i përqendruar te ushqimet në masë më të madhe se sa për popullsinë në përgjithësi.

Lexo edhe :  Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra...

Por rritja e çmimeve të mallrave të domosdoshme dhe rritja e ngadaltë e mallrave dhe shërbimeve të tjera vë në dukje edhe karakterin e inflacionit, si të tillë të ushqyer nga oferta me çmime të larta dhe jo nga kërkesa e shtuar.

Që nga fillimi i vitit 2021, kur nisi vala aktuale e inflacionit në të gjithë botën, çmimet në Shqipëri janë rritur me 15.4% ndërsa çmimet e grupit Ushqime dhe Pije Joalkoolike janë rritur me 29%.

Grupet e tjera të konsumit kanë pësuar rritje shumë më të ngadaltë. Çmimet e kujdesit shëndetësor janë sot 3% më të larta se sa dy vjet e gjysmë më parë ndërsa shërbimi arsimor është shtrenjtuar me vetëm 5%. S

hqiptarët shpenzojnë 36% të parave për ushqime dhe pije joalkoolike dhe 20% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji elektrike për konsum familjar./BIRN  /    S.M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV