Gjobitet Shpëtim Duro, Kukësi i heq gjysmën e rrogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro është gjobitur nga klubi me heqjen e gjysmës së rrogës.

Shkak për këtë vendim të drejtuesve të klubit verilindor është bërë deklarata e teknikut pas ndeshjes me Skënderbeun.

Në komunikimin me mediet që ka bërë pas mbarimit të ndeshjes, Duro ka lavdëruar mbështetësit e korçarëve dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar tifozët e skuadrës që drejton.

“Kampionati ka qenë shumë i ekuilibruar. Këta janë djem heronj sepse të gjithë kanë tifozë ndërsa ne na vijnë 5 tifozë këtu dhe shajnë futbollistët e tyre. Jemi në një ambient shumë të ftohtë ndryshe nga skuadrat e tjera dhe të jesh në vendin e parë është meritë e tyre”.-u shpreh trajneri.

Këto deklarata nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Kukësit, të cilët kanë gjobitur Shpëtim Duron ditën e djeshme. Ky vendim ka ndikuar në atmosferën e klubit, i cili ndodhet në vend të parë të Kategorisë Superiore

Më ironike ka qenë fakti se ditën që trajneri i Kukësit Shpëtim Duro është njohur me vendimin e klubit për këtë gjobë, ka qenë duke festuar 60-vjetorin./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV