“Dëgjova të qarat e bebes”/ Gazetarja zbulon kush e gjeti foshnjën e braktisur në bodrum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me braktisjen e foshnjës që u gjet ditën e sotme në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Gazetarja Sara Demushi tha se foshnja është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili sipas saj, teksa ishte duke pirë cigare, ka dëgjuar të qarat e foshnjës.

Ajo tha se Policia do të kqyrë pamjet e kamerave të sigurisë, që sipas saj, janë e vetmja mundësi për të zbuluar personin që ka lënë foshnjën aty.

Po ashtu ajo tha se foshnja mund të jetë sjellë nga një tjetër zonë, pasi banorët thonë se në lagje nuk ka pasur gra shtatëzëna.

“Në bodrumin e pallatit pas meje është gjetur një foshnjë e porsalindur. Kjo është e vetmja hyrje që në këtë kompleks futen automjetet, por nuk është e vetmja hyrje që futen qytetarët, pasi ka edhe hyrje të tjera. Është vënë re nga një zotëri që teksa pinte një cigare ka dëgjuar të qarat e fosnjës, ka vënë në dijeni autoritetet policore.

Fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë. Grupi hetimor do të bëjë edhe kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, e cila është e vetmja gjë që ata kanë në dorë për të zbuluar kush e ka lënë foshnjën atje.

Mbetet për t’u parë si do të jenë zhvillimet rreth asaj që do të nxirret në orët në vijim. Banorët janë shprehur se nuk ka pasur ndonjë zonë aty pranë shtatzënë dhe dyshohet se foshnja mund të jetë sjellë nga një person tjetër jashtë kësaj hapësire dhe të jetë lënë aty”, është shprehur gazetarja./   S.M

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV