SHBA del me paralajmërimin e fortë për Izraelin: Nëse ripushtoni Gazën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin.

“Mendoj se të gjithë ne parashikojmë një periudhë kohore pasi të ketë mbaruar konflikti kur forcat izraelite me gjasë do të vazhdojnë të jenë në Gazë dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë”, tha Kirby për CNN më 8 nëntor.

“Por, për sa kohë dhe sa do të jetë madhësia [e forcave izraelite], mendoj se është herët të dihet”, shtoi ai.

Kirby tha se SHBA-ja është e përqendruar në hartimin e një strukture afatgjate qeverisëse për Gazën, pasi të mbarojë konflikti aktual. Por, ai shtoi se ende ka pak perspektivë për një plan të zbatueshëm.

“Mendoj se ka shumë pyetje dhe jo shumë përgjigje. Ne e dimë se çfarë nuk duam të shohim në Gazën e pasluftës, ne nuk duam ta shohim Hamasin në kontroll dhe ne nuk duam të shohim një ripushtim nga Izraeli”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje vetëm, prandaj Uashingtoni po angazhohet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij do të ketë “përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme” në Rripin e Gazës për një kohë të pacaktuar pasi të ketë përfunduar lufta me militantët palestinezë të Hamasit.

Që nga 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë 1.400 persona dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka.

Lexo edhe :  Paris: rilindja e Notre-Dame i ka dhënë shkencës një thesar të dhënash

Izraeli ka thënë se synon që të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.

Si pasojë e konfliktit, në Rripin e Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – janë vrarë mbi 10.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që kontrollohet nga Hamasi.

Trupat izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga Gaza më 2005, por Izraeli vazhdoi të mbante kontrollin e hapësirës ajrore dhe bregdetin e territorit. Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas më 2007./E.T

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV