Rrëzohet avioni ushtarak gjatë stërvitjeve në detin Mesdhe, 5 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një avion ushtarak amerikan u rrëzua gjatë stërvitjeve në Detin Mesdhe të premten në mbrëmje, sipas Komandës Evropiane të SHBA-së.

Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan humbën jetën.

Në një deklaratë, Komanda Evropiane nuk tha se çfarë lloj avioni u rrëzua dhe nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave.

“Në respekt për familjet e prekura, ne nuk do të japim informacione të mëtejshme për personelin e përfshirë në këtë incident”, thuhet në deklaratë.

Shkaku i aksidentit po hetohet. Komanda Evropiane theksoi se incidenti ndodhi gjatë një stërvitje dhe nuk kishte lidhje me luftimet e Izraelit në Gaza apo luftimet përgjatë kufirit Izrael-Liban.

“Mund të themi përfundimisht se fluturimi i avionit ishte thjesht i lidhur me stërvitjen dhe nuk ka indikacione për aktivitet armiqësor”, thuhet në deklaratë./e.t

Të fundit

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

Lajme të tjera

Web TV