Manastirliu: Reformë në arsimin parashkollor, zero Tolerancë ndaj çdo forme dhune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se është ngritur një Task-Forcë për arsimin parashkollor dhe një reformë e re që do të nisë zbatimin e menjëhershëm.

Në një konferencë për shtyp, nisur nga ngjarja e dhunës së një 3-vjeçareje nga edukatorja në një kopsht privat të palicencuar, Manastirliu tha se reforma e re e arsimit parashkollor do të ketë zero tolerancë për dhunën.

Ministrja tha se janë konstatuar 8 kopshte pa licencë si dhe dy kopshte që i është refuzuar licencimi. Raste të tilla tha Manastiliu, do të gjobiten nga 500 mijë deri në 1 mln lekë si dhe do të pezullohet aktivitetit, edhe në rast se nuk përmbushin kriteret

Reforma e re përfshin edhe kornizë të re vlerësimi për edukatoret, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve për të rritur sigurinë dhe cilësinë për kopshte dhe çerdhe.

8 subjekte jopublike, rezultojnë të mos kenë aplikuar për licencë, dy prej tyre i është refuzuar licencimi. Në përfundim do merren masat përkatëse, 13 subjekte jopublike ushtrojnë veprimtari në statusin ditor.

  Pra nuk rezultojnë të jenë me licencë për kopsht. Për hir të transparencës Ministria e Arsimit, ka publikuar listën e kopshteve të licencuara dhe kjo listë është në përditësim e sipër. Kopshtet duhet të marrin masat të pajisen me dokumentin e licencës. Në rast të mos pajisjes do të vijohet me gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetet.

Ministria e Arsimit monitoron zbatimin e standardeve në shkollat publike dhe jo publike. Po bashkëpunojmë më të gjitha bashkitë dhe institucionet. Tolerancë zero ndaj çdo forme dhune, do të monitorohen rreptësisht standardet që janë vendosur. Ende ka problematika që do duhen të adresohen. Në krye të listës do të jetë reforma e arsimit parashkollor.

Rishikimin e plotë të paketës ligjore, përgjegjësi të reja në çerdhe dhe kopshte. Standarde të reja në parashkollor në fokus rishikimin e kurrikulës. Një kornizë e re e vlerësimit të cilësisë me standarde të reja për punësimin e edukatoreve. Puna do të fillojë menjëherë dhe qytetarët do të informohen.

Fenomene të tilla si ai që ndodhi pak ditë më parë janë të dhimbshme, por mund t’i luftojmë duke ndërvepruar të gjithë së bashku. Bashkëpunimi i prindërve edukatorëve është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e fëmijëve.”-tha Ministrja e Arsimit. /O.S

Të fundit

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

Lajme të tjera

Web TV