Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka pritur grupin e mjekëve dhe infermierëve që u nisën nga shqipëria për t’u ardhur në ndihmë në luftën ndaj koronavirusit.
Ai falenderoi popullin shqiptar, qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama si dhe shtoi se Shqipëria me solidaritetin e treguar sot u tregoi vendeve të tjera të BE-së arsyen pse u krijua BE-ja.
“Falenderoj kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe popullin për solidaritetin e madh që po na tregojnë. Para se këta mjekë hypnin në avion, kryeministri shqiptar mbajti atje një fjalim mallëngjyes, tha se edhe ata po përballen me luftën kundër koronavirusit por se atje s’mund të mbanin rezerva në një kohë që neve këtu në Itali, miqëve të tyre po na mbarojnë rezervat. Solidariteti i tyre tregon një arsye më shumë që Shqiëpria të hyjë sa më parë në BE. Shpirti i solidaritetit është ajo vlerë që e bëri të lindë BE dhe që po ua kujton Shqipëria vendeve të BE sot. Faleminderit Shqipëri, faleminderit qeveria”.-tha ai.
Më tej ministri italian shtoi se mjekët shqiptarë do të ndihmojnë në zonën më të nxehtë të përhapjes së sëmundjes së koronavirusit në Itali, në atë të Lombardisë.
“ Nesër këta mjekë dhe infermierë do shkojën në Lombardi aty ku është vatra më e nxehtë e virusit. Njerëzve tanë po iu shkon ndihmë dhe për këtë jemi të lumtur”,- vijoi ai./Fjala.al/