Rikthehet kaosi në Lampeduza, brenda 24 orësh mbërrijnë më shumë se 1200 emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rikthyer sërish kaosi në Lampeduza, ku brenda më pak se 24 orësh me shumë se 1200 emigrantë kanë mbërritur në vendin fqinj.

Gati 400 persona mbërritën vetëm gjatë natës. 6 varka me nga 35 deri në 136 persona në bord, u shpëtuan nga anijet e Guardia di Finanza dhe strukturës suedeze Frontex. 19 zbarkime u regjistruan një ditë më parë në ishull me më shumë se 900 vetë.

Mes tyre ka bengalezë, egjiptjanë, pakistanezë e sirianë. Forcat vendase të rendit kanë nisur identifikimin e tyre, ndërsa më pas do të vijojë shoqërimi i personave që do të duhet të transferohen.

Në bazë të bazë të marrëveshjes së autoriteteve lokale me Ministrinë e Brendshme, 230 emigrantë do të largohen nga ishulli me tragetin e planifikuar për në Porto Empedocle.

Prurjet e vazhdueshme me emigrant i kanë vendosur prej kohësh përballë një sprove të vështirë zyrtarët italianë, me qendrat e pritjes në këtë ishull të mbushura përtej kapacitetit të tyre.

Mënyra sesa Europa është duke u marrë me numrin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është spostuar ngadalë prej javësh në krye të axhendës politike europiane.

Situatën e Italisë e vështirësoi edhe më shumë deklarata e Francës shtatorin e këtij viti, kur ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, u shpreh se vend ii tij nuk do të mirëpresë asnjë emigrant që shkon atje nga Lampeduza.  /O.S

Të fundit

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në një përshkallëzim të postimeve kërcënuese...

Lajme të tjera

Web TV